spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Fabrika e mbetjeve shtazore: Prokurori tregon se cak i bastisjes është edhe kompania përfituese e kontratës


Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale, po zhvillojnë një aksion policor, në katër lokacione, si rezultat i nisjes së hetimit mbi dyshimet për fabrikën e mbetjeve shtazore.

Prokurori i rastit, Admir Shala, para gazetarëve ka treguar se përveç Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-it, po kryhen kontrolle edhe në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor, si dhe te lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës.

“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Jemi duke i zhvilluar bastisjet, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme, drejt zbardhjes së rastit konkret”.

“Lokacionet që po bastisen janë Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës” – tha Shala.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit