Festivali i Filmit në Venecia, pa të parakalonin figura të njohura ndërkombëtare në tapetin e kuq. Por nuk mbetën prapa as figura të njohura shqiptare, të cilat janë të famshme edhe për publikun italian.
Pas paraqitjes së Klaudia Pepës, balerinës së njohur shqiptare, e cila po ‘bën namin’ në Itali, edhe Eva Murati parakaloi në tapetin e kuq të Venecias.
Me një fustan të zi, stil sirene, flokë me onde dhe makiazh të kuruar, Eva ndriti mbi tapetin e kuq dhe rrëmbeu edhe blicet e fotografëve. Bukuroshja e sportit kishte nxjerrë në pah kurrizin elegant dhe shfaqej me vetëbesim dhe bukuri tipike shqiptare: “Edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia. “Dead Man’s Wire”, premierë nga Gus Van Sant”, shkruan Eva krahas fotove në profilin e saj të Instagramit.






