Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar pas vendimit të BE-së për të hequr të gjitha masat, vendim që do të finalizohet në fund të janarit 2026 me lirimin e një grupi të dytë të mjeteve financiare.
Reuten ka thënë se kjo politikë e BE-së karshi Kosovës ka qenë e tmerrshme dhe sipas tij tashmë është koha që të procedohet me aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, meqë aplikimi po mbahet në sirtar prej vitesh.
“Çfarë katastrofe ka qenë kjo politikë e BE-së. Tani mund të rifillojmë rrugën evropiane të Kosovës. Të radhës: të përpunojmë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës që ka mbetur pezull prej vitesh.”, ka shkruar ai.






