spot_img
Wednesday, December 10, 2025
spot_img

Eurodeputeti Reuten: Interesat amerikane në Ballkan nuk udhëhiqen nga strategjia e re kombëtare e sigurisë

Shtëpia e Bardhë në nëntor të këtij viti publikoi Strategjinë Kombëtare të Sigurisë (National Security Strategy – NSS), duke bërë të njohura prioritetet kombëtare të sigurisë amerikane.

Në këtë dokument të Shtëpisë së Bardhë që do t’i dorëzohet Kongresit, SHBA ka zbuluar edhe politikën e saj të gjerë për Europën dhe se ku duhet të përqendrohen prioritetet.

Në këto pika të përmbledhura për Europën, në dokumentin e Shtëpisë së Bardhë Europës i kërkohet të aftësohet të “qëndrojë në këmbët e veta dhe të funksionojë si një grup shtetesh sovrane të përafruara me njëra-tjetrën, duke marrë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e saj, pa u dominuar nga asnjë fuqi armiqësore”.

Gjithashtu, Europës i kërkohet “ndërtimi i kombeve të shëndetshme të Europës Qendrore, Lindore dhe Jugore përmes lidhjeve tregtare, shitjeve të armëve, bashkëpunimit politik, dhe shkëmbimeve kulturore dhe arsimore”.

Këtë pjesë të dokumentit e ka komentuar në dritën e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, analisti boshnjak, Adi Çerimagiq, si dhe eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.

“Do të bëhet gjithnjë e më e vështirë, dhe në fund e pamundur, për Shtetet e Bashkuara të angazhohen për të punuar brenda ose për të mbështetur kuadrin ekzistues të integrimit dhe zgjerimit të Bashkimit Europian në rajon. Kjo ndikon gjithashtu në zbatimin e marrëveshjeve që mbështesin rendin rajonal pas viteve 1990, nga Marrëveshjet e Dejtonit dhe Parisit, Plani i Ahtisaarit, deri te marrëveshjet e Prespës dhe Ohrit”, thotë Çerimagiq.

Në vende si Serbia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, analisti boshnjak thotë se disa aktorë politikë tashmë preferojnë qasjen e Trump-it për zgjidhje të shpejta, por të brishta.

“Për ata që duan të sabotojnë, kjo u jep hapësirë për të avancuar agjenda historike që sfidojnë rendin pas viteve 1990”, thotë ai.

“Mënyra e vetme që Bashkimi Europian të mbetet i rëndësishëm, të ruajë rendin pas viteve 1990 dhe të mbrojë interesat e tij në rajon, të realizojë premtimet e veta dhe të rrisë ndjeshëm angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor”, thotë ai.

Ndërkaq, Reuten tha se është shumë e rëndësishme edhe për paqen dhe stabilitetin në Europë që strategjia e re amerikane të shikohet strategjia, përmes perspektivës së Ballkanit Perëndimor.

“Edhe pse edhe këtu interesat e SHBA-së nuk shërbehen nga kjo strategji, nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër përveçse të rrisim përpjekjet tona të përbashkëta europiane”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit