Eto’o reagon për rekordin e thyer nga Muriqi: Jam i lumtur për atë që e ke arritur

Legjenda Samuel Eto’o ka reaguar pas rekordit të thyer nga sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Me dy golat e shënuar të dielën, Muriqi e theu rekordin e Samuel Eto’os, si golashënuesi më i mirë i Mallorcas në elitën spanjolle.

Sulmuesi kosovar tani i ka 55 gola në elitën spanjolle, një më shumë se legjenda Samuel Eto’o.

Eto’o nëpërmjet një video-incizimi të publikuar nga Mallorca, ka uruar Muriqin për rekordin e thyer.

“Vedat, përshëndetje nga Kameruni. Dua të të përgëzoj. Jam i lumtur për atë që e ke arritur. E di se të është dashur shumë, shumë punë. Por dua që ti të vazhdosh, kënaqu dhe vazhdo ta bësh RCD Mallorcan tonë edhe më të madhe”.

“Urime edhe një herë për ty dhe për të gjithë bashkëlojtarët që të kanë ndihmuar ta arrish këtë sukses. Urime!”, ka deklaruar Samuel Eto’o”, ka thënë Eto’o.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit