Alban Krasniqi, bashkëshorti i u.d. presidentes Albulena Haxhiu, e ka quajtur “vrasës” kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Mëngjesin e së martës, Rama ka publikuar në ‘Facebook’ një fotografi nga shtrimi i asfaltit në Rrugën A.
“Mirëmëngjesi nga rruga ‘A’. Shtresa e dytë e asfaltimit!” ka shkruar Rama në Facebook.
Ndërsa në hapësirën e komenteve ka shkruar Alban Krasniqi, anëtar i LVV’së në KQZ dhe njëherësh edhe Zotëriu i Parë në detyrë.
“Jo mirëmëngjesi, por alo prokuroria or vrasës”, i ka komentuar Krasniqi Ramës.
Komenti i tij vjen pasi një person i moshës rreth 26-vjeçare humbi jetën pasi mori lëndime fatale teksa ishte punuar dje në një vendpunishte në Rrugën A.








