spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

“Eskalon” Al Nassr, oferta e shekullit për Cristiano Ronaldon për të qëndruar

Koha e Cristiano Ronaldos te Al Nassr duket se ka mbaruar.

Nëse postimi i tij i fundit nuk ishte një lamtumirë, të paktën dukej si një i tillë.

“Ky kapitull mbaroi. Historia? Ende po shkruhet. Mirënjohës të gjithëve”, shkroi Ronaldo në llogarinë e tij në X, pasi shënoi një gol të ri, të 937-tin e karrierës së tij, në humbjen 3-2 kundër Al Fateh.

Një gol që i lejoi atij të siguronte titullin për këpucën e artë në Superligën e Arabisë Saudite për të dytin sezon radhazi.

Cristiano (25 gola) mundi anglezin Ivan Toney (23) dhe ish-lojtarin e Real Madridit, Karim Benzema me (21).

Me Al Nassr ende nuk ka rinovuar, por nisur edhe nga kërkesat e shumta që ka për portugezin edhe pse në moshë të avancuar, sidomos ng rivalët saudit të Al Nassër është bërë një tjetër ofertë stratosferike, përcjell tch.

Oferta e çmendur e Al-Nassr për Cristiano Ronaldon është konsideruar “Kontrata e shekullit”!

Sipas mediave vendase atje, shkruhet se i është ofruar një marrëveshje e re për të qëndruar në Al-Nassr me një pagë prej, 15.2 milionë euro në muaj apo 3.8 milionë euro në javë ose thënë ndryshe 550,000 € çdo ditë dhe sikur të mos mjafonte kjo edhe… 5% pronësi e klubit!

Asnjë lojtar në botë nuk fiton më shumë. Kjo nuk është thjesht një kontratë është një lëvizje historike.

Nëse ai nënshkruan, Ronaldo nuk do të jetë vetëm fytyra e Al-Nassr ai do të jetë edhe pronar i pjesshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit