“Është për keqardhje”- Këta janë deputetët që munguan në mbledhjen e komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje është shtyrë për në orën 12:00, për shkak të mungesës së kuorumit.


Në mbledhje ishin të pranishëm pesë nga 11 anëtarët e Komisionit: Adnan Rrustemi, Burim Ramadani, Besa Kabashi-Ramaj, Eman Rrahmani dhe Emilija Rexhepi.

Në mbledhje munguan gjashtë anëtarët e tjerë të Komisionit: Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu, Adelinë Tërshani, Doarsa Kica-Xhelili dhe Jovana Radosavljeviq.

Kryesuesi i mbledhjes, Burim Ramadani bëri të ditur se ajo do të mbahet në orën 12:00, një orë para fillimit të seancës plenare, meqë nuk ka kuorum në orën 09:00.

Deputeti Eman Rrahmani e kritikoi mungesën e kuorumit, duke thënë se kjo po e pengon punën e Kuvendit.

“Ne kemi edhe seancë edhe obligime të tjera. Kjo e pengon punën parlamentare. Po vazhdon kjo bllokadë. Kjo është për keqardhje. Edhe në këtë pjesë vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm”- tha Rrahmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit