Procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nxjerr në pah dallime votash tek disa kandidatë.
Edhe Albin Kurti, kandidat për Kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit më i votuari në këto zgjedhje, del të ketë disa vota më pak në rinumërim.
Nga përditësimi i fundit në KQZ, Albin Kurtit i janë hequr deri tani 156 vota.

Nga kjo parti deri tani më shumë vota i janë hequr kandidatit, Arbër Rexhaj, 547.
Pas tij është Rea Krasniqi me 465 vota më pak, ndërsa me 417 vota më pak është Valon Ramadani.










