“Është i fikur ekspresi në këtë orë”/ Vrasja në Manëz, publikohet foto kush është 23-vjeçari që humbi jetën

Aranit Kurti, 23 vjeç dhe Flori Paluçi 33 vjeç mbetën të vrarë me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur në Manëz të Durrësit rreth orës 01:45.

Konflikti ka nisur për një kafe dhe gjatë debatit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari Daniel Pepa ka vrarë me armë Flori Paluçin.

Kushëriri i Daniel Pepës është kamarier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja. Është futur në lokal Flori Paluçi dhe ka kërkuar kafe, ndërkohë në atë orar ka qenë ekspresi i fikur dhe është konfliktuar me kamarierin Alteo Pepa, se pse nuk e ndizte ekspresin për t’i bërë kafe.

Ndërkohë ka ndërhyrë Aranit Kurti, shoku i Daniel Pepës, duke qenë se ishte kushëriri i shokut.

Aty pastaj Flori Paluçi ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas ka ardhur Daniel Pepa dhe ka vrarë Flori Paluçin.

“Është i fikur ekspresi në këtë orë”/

Në foto viktima Aranit Kurti

Tre të rinjtë e përfshirë në konflikt kishin njohje të mëparshme, madje të tre shpesh e frekuentonin lokalin ku ndodhi ngjarja.

Shërbimet e Policisë kanë njoftuar se po kryejnë kontrolle intensive në zonë për kapjen e të dyshuarit me inicialet Daniel Pepa, i cili është shpallur në kërkim.

Ata kanë arritur të sekuestrojnë vetëm njërën nga armët e përdorura.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, po vijon punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar çdo person tjetër të mundshëm të përfshirë dhe për të administruar provat që do të çojnë në dokumentimin ligjor të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit