Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, ku u prit nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
I shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, Erdogan zhvilloi një takim të shkurtër me Ramën, gjatë të cilit pati edhe momente spontane: presidenti turk i tërhoqi vërejtjen homologut shqiptar për atletet që kishte veshur. Rama e shoqëroi Erdoganin deri në gjysmën e rrugës dhe më pas u kthye.
Në një deklaratë për mediat, Erdogan u shpreh optimist për rezultatin e samitit, duke theksuar rëndësinë që ky takim zhvillohet pikërisht në Shqipëri.
“Çfarë është ajo që prisnim, presim shumë gjëra me vëllain tim shqiptar. Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes”, deklaroi Erdogan në turqisht.










