Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se numri i kompanive turke në Serbi ka kaluar 1,500, me investime totale prej 300 milionë dollarësh dhe shkëmbim tregtar prej 3.5 miliardë dollarësh.
Erdogan theksoi se Turqia është destinacioni i dytë më i vizituar për turistët serbë dhe se rritet interesi për të mësuar turqisht në Serbi, ndërsa marrëdhëniet ekonomike dhe njerëzore mes dy vendeve po forcohen vazhdimisht.










