spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Irani ka të drejtë legjitime për ta mbrojtur veten përballë fushatës së bombardimeve nga Izraeli.

Një ditë pasi e cilësoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, si kërcënimin më të madh për sigurinë rajonale, Erdogan ka reaguar sërish, duke e mbështetur qëndrimin e Teheranit në përballje me Tel Avivin, raportoi të mërkurën “The Guardian”.

“Është një e drejtë shumë e natyrshme, legjitime dhe ligjore për Iranin që të mbrohet nga banditizmi dhe terrorizmi shtetëror i Izraelit. Izraeli, i cili zotëron armë bërthamore dhe nuk njeh asnjë rregull ndërkombëtar… nuk priti që negociatat të përfundonin, por kreu një akt terrorist pa pritur rezultatin. Po i ndjekim nga afër sulmet terroriste të Izraelit ndaj Iranit. Të gjitha institucionet tona janë në gatishmëri të lartë në lidhje me efektet e mundshme të këtyre sulmeve ndaj Turqisë”, u shpreh Erdogan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit