Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin diskutuan rezultatin e samitit të javës së kaluar në Alaskë midis presidentëve të SHBA-ve dhe Rusisë, çështjet tregtare dhe marrëdhëniet dypalëshe, në një bisedë telefonike të mërkurën.
“Gjatë telefonatës, u diskutuan rezultatet e samitit të Alaskës dhe marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi, veçanërisht lidhjet tregtare”, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën turke të rrjeteve sociale, NSosyal.
“Presidenti Erdogan deklaroi se po ndjek nga afër zhvillimet që lidhen me procesin e paqes, duke theksuar se që nga fillimi i luftës (në Ukrainë), Turqia është përpjekur me sinqeritet të arrijë një paqe të drejtë dhe, në këtë drejtim, mbështet qasjet që synojnë të vendosin një paqe të qëndrueshme me pjesëmarrjen e të gjitha palëve”, thuhet në deklaratë.
“Presidenti Putin, duke tërhequr vëmendjen te Procesi i Stambollit, falenderoi Presidentin Erdogan për pritjen e bisedimeve të paqes dhe për përpjekjet e Turqisë”, shtoi ajo.











