Sali Rexhaj, kandidat i AAK-së për deputet, erdhi në Kosovë, sipas tij, për ta dërguar në shtëpi Albin Kurtin, kryeministër në detyrë i Kosovës.
Megjithatë, Rexhaj nuk ka arritur të performojë mirë në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.
Deri tani, Rexhaj nuk ka marrë as një mijë vota.
Rexhaj është votuar vetëm 982 herë, duke u renditur i 73-ti në listën e AAK-së.











