Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një postim të ri në Instagram.
Artistja është shfaqur para pasqyrës me një look modern dhe mjaft provokues, duke theksuar stilin e saj të veçantë dhe të guximshëm. Veshja e zgjedhur reflekton trendet e fundit, ndërsa Era dëshmon edhe një herë se di si të spikasë me paraqitjet e saj.
Mbishkrimi “S’jon dy Era, 1 osht” shihet si një mesazh i qartë për vetëbesimin që e karakterizon.










