spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Era e Luftës së Madhe? Teherani kërcënon bazat e aleatëve të Izraelit, Britania bën gati avionët; hyn në lojë edhe Kina

Kriza mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në një fazë të re alarmante, me përfshirjen graduale të fuqive të mëdha globale dhe paralajmërimet që po ngrenë frikën e një përshkallëzimi të pakthyeshëm.

Në një kërcënim të hapur dhe të drejtpërdrejtë, Irani deklaroi se do të godasë çdo bazë ushtarake të SHBA-së, Britanisë dhe Francës në Lindjen e Mesme, nëse këto vende ndërhyjnë për të ndihmuar Izraelin në konfliktin aktual.

Në reagim të menjëhershëm ndaj këtyre paralajmërimeve, Britania e Madhe ka nisur lëvizjen e avionëve luftarakë dhe mjeteve të tjera të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) drejt rajonit. Kryeministri britanik Keir Starmer, gjatë një udhëtimi në samitin e G7-ës në Kanada, konfirmoi se “asete ushtarake, përfshirë avionë luftarakë, janë tashmë në lëvizje në Lindjen e Mesme”, si pjesë e përgatitjeve për çdo skenar të mundshëm.

Megjithatë, ai nuk pranoi të komentojë nëse Britania kishte marrë dijeni paraprake për sulmet izraelite, duke theksuar se “komunikimi me aleatët, përfshirë SHBA-në, është i vazhdueshëm”.

Ndërkohë, një element i ri shqetësues në këtë ekuacion gjeopolitik është pozicionimi i Kinës, e cila ka dalë publikisht në mbështetje të Iranit. Ministria e Jashtme kineze dënoi fuqishëm sulmet izraelite dhe theksoi se mbështet “sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Islamike të Iranit”.

Pekini ka kërkuar de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe është shprehur i gatshëm të luajë rol ndërmjetësues, por pozicioni i tij pranë Teheranit përforcon ndarjet strategjike globale.

Në këtë kontekst, analistët paralajmërojnë se skenari i një konflikti global nuk është më thjesht spekulim. Kërcënimi i hapur i Iranit për të sulmuar bazat perëndimore, angazhimi ushtarak i Britanisë dhe pozicionimi i Kinës si aleate diplomatike e Iranit, përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm që mund të zgjerojë konfliktin përtej Lindjes së Mesme.

Përballë një bote të polarizuar dhe një rritjeje të rrezikut të përplasjeve të drejtpërdrejta mes fuqive të mëdha, pyetja që ngrihet me shqetësim është: a po afrohemi me një përballje ushtarake globale? Dhe nëse po, a do të mundet diplomacia ta ndalë këtë spirale përpara se të jetë tepër vonë? Për momentin, alarmi është ndezur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit