spot_img
spot_img
Saturday, February 21, 2026
spot_img
spot_img

Enver Robelli gjen një tjetër deklaratë problematike të Don Shan Zefit për radion gjermane

Gazetari Enver Robelli ka reaguar pasi prifti katolik, Don Shan Zefi, tha se deklarata e tij nga një intervistë e tij dhënë në radion gjermane Deutschlandfunk i është shtrembëruar qëllimshëm dhe ato që ka thënë janë interpretuar jashtë kontekstit.

Robelli ka thënë se ia ka kërkuar incizimin e deklaratës direkt autorit të kronikës që u publikua në radion gjermane.

Ai ka sqaruar se citati i përkthyer nga radioja gjermane, sipas të cilit Shan Zefi ka thënë: “Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, është reduktuar lirshëm dhe interpretuar.

Deklarata thotë: “…sepse me kostume, tesha, kostum, e me këto veshje, nuk ka shpirt… do të thotë… nuk ka shpirt shqiptari”.

Mirëpo, gazetari Robelli thotë se ka hasur në një deklaratë tjetër problematike të priftit katolik.  Në incizim Shan Zefi thotë: “Shqiptarët kanë fillu të besojnë se mbetesh shqiptar vetëm si katolik”.

“Kleriku duhet të sqarohet me radion gjermane për deklaratën e tij. Kjo është adresa e parë për sqarim. Ndërsa fjalia e tij se “shqiptarët kanë fillu të besojnë se mbetesh shqiptar vetëm si katolik” le të rëndojë mbi ndërgjegjen e tij dhe të mbështetësve të tij. Kjo fjali dëgjohet qartë dhe nuk mund të mohohet as nga folësi, as nga ndonjë përkrahës i tij. Sipas kësaj logjike as Fan Noli nuk i plotëson kushtet për të qenë shqiptar”, shkruan Robelli.

Postimi i plotë:

E dëgjova me zë klerikun katolik Shan Zefi – ashtu siç ka folur dhe siç është incizuar nga gazetari i radios publike gjermane. Meqë u hap debat mbi një deklaratë të tij, të cilën e citova besnikërisht ashtu siç e ka emituar radioja gjermane, incizimin ia kërkova direkt autorit të kronikës që u emitua në Deutschlandfunk.

Në incizim Shan Zefi thotë: “Shqiptarët kanë fillu të besojnë se mbetesh shqiptar vetëm si katolik”.

Kjo është deklaratë shumë problematike. Thënë më së buti. Dhe mendoj se ai vetë, por edhe Kisha Katolike do të bënin mirë të distancoheshin.

Citati i përkthyer nga radioja gjermane, sipas të cilit Shan Zefi ka thënë: “Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, është reduktuar lirshëm dhe interpretuar, andaj po e sjell këtu siç e ka thënë fjalë për fjalë: “…sepse me kostume, tesha, kostum, e me këto veshje, nuk ka shpirt… do të thotë… nuk ka shpirt shqiptari”.

Këtu kanë ndodhur së paku tri gabime.

1. Shan Zefi nuk i ka kërkuar gazetarit autorizim të citateve të tij. I intervistuari ka përherë të drejtë t’ia kërkojnë këtë gazetarit. Kjo është e këshillueshme sidomos kur flitet për tema delikate. Pra, sjellja e Zefit në këtë intervistë është joprofesionale.

2. Intervista është zhvilluar në kushte jonormale. Shan Zefi flet shqip. Në sfond dëgjohet përkthyesi, i cili vërehet se nuk e zotëron mirë gjermanishten. Ai më shumë interpreton, “sqaron”, ndëryn me nënpyetje për të kuptuar se çfarë po thotë folësi, në këtë rast kleriku. Sheshazi dëgjohet që edhe kleriku flet shkujdesur, pa koncentrim.

3. Gazetari gjerman duket se nuk ka qenë i vetëdijshëm mbi potencialin shpërthyes që mund të kenë deklaratat mbi fetë e tjera në Kosovë.

Kleriku duhet të sqarohet me radion gjermane për deklaratën e tij. Kjo është adresa e parë për sqarim. Ndërsa fjalia e tij se “shqiptarët kanë fillu të besojnë se mbetesh shqiptar vetëm si katolik” le të rëndojë mbi ndërgjegjen e tij dhe të mbështetësve të tij. Kjo fjali dëgjohet qartë dhe nuk mund të mohohet as nga folësi, as nga ndonjë përkrahës i tij. Sipas kësaj logjike as Fan Noli nuk i plotëson kushtet për të qenë shqiptar.

Në fund edhe diçka: pashë disa mendjehumbur duke pretenduar se “anadollakët” po e sulmojnë Shan Zefin. Qartë, në këtë grup më fusnin edhe mua dhe kjo më ka shkaktuar të qeshura të papritura. Më shumë vëmendje nuk meritoni nga unë. Vetëm të qeshura…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit