Enver Hasani për xhandarmërinë: Kurti synon të krijojë një strukturë të re nga e para, të mbushur me militant

Albin Kurti ka befasuar shumëkënd kur gjatë javës që shkoi shpalli se ka plane për krijimin e një force të re të sigurisë në vend – xhandarmërinë.

Një ditë pas deklaratës se Kurtit, Sveçla iu përvesh punës duke thënë se ka nënshkruar formimin e një grupi punues për krijimin e këtij mekanizmi.

Njerëz të afërt me Kurtin i bënë jehonë veprimeve, “xhandarmëria po bëhet” u tha në postime.


Enver Hasani Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese këtë lëvizje të Kurtit e ndërlidh me zgjedhjet por edhe me planet e tij për krijimin e një strukture lojale personalisht ndaj tij. Pikëpamjet e tij, për Xhandarmërinë

“Janë dy arsye pse Kurti e bën këtë në këtë kohë. E para është se fjala “xhandarmëri” komunikon mirë me votuesin injorant, i cili e sheh atë si strukturë represive që mund të përdoret kundër “gardës së vjetër që ka vjedhur”, pra si instrument për marrjen e pasurisë së fituar pa meritë. Kjo është propagandë klasike, e drejtuar ndaj votuesit të paarsimuar dhe politikisht të papjekur”

“Arsyeja e dytë lidhet me faktin se zoti Kurti nuk ka kontroll të plotë mbi FSK-në, për shkak se aty rol të madh kanë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, ndërsa Policinë e Kosovës e sheh si jo plotësisht të besueshme dhe të lidhur me qeveritë e kaluara, prandaj vështirë e konsideron si forcë që mund të bëhet plotësisht lojale ndaj tij. Për këtë arsye, ai synon të krijojë një strukturë të re nga e para, të mbushur me militantë dhe njerëz personalisht lojalë ndaj tij”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit