spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Eni, Batoni dhe dashnori historik A. SH

Dërgimi i Eni Vasilit si Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së, duket se nuk ka qenë thjesht zgjedhje menaxheriale, por një manovër e mirëllogaritur e Edi Ramës për të kthyer televizionin publik në një zgjatim të tarafit të tij mediatik.

Këtë e dëshmon pa doreza Baton Haxhiu, Rasputini modern i kryeministrit, i cili në një letër të hapur, i jep Enit udhëzime të drejtpërdrejta, duke e shtyrë të anashkalojë Bordin Drejtues dhe të transformojë RTSH-në sipas recetës së klanit.

Në këtë letër, Baton Haxhiu i sugjeron Vasilit të mbyllë RTSH-në për gjashtë muaj dhe ta rindërtojë nga e para, duke hequr të gjithë stafin dhe krijuesit që për dekada e kanë mbajtur gjallë këtë institucion. Një plan me erë autokratike, i cili do të ishte zbatuar prej kohësh nga Rama, po të mos kishte frikë nga reagimi publik. Tani, me Enin në krye, Batonin nga pas dhe A. Sh dashnori historik në prapaskenë, plani po vihet në jetë.

Po kush është Baton Haxhiu? Gazetari që Veton Surroi e ka përshkruar si njeri që nuk di të shkruajë as një kronikë të thjeshtë. I pushuar për hajni nga Devollët dhe i dështuar me projektin e Klan Kosovës, Baton Haxhiu është bërë sot frymëzuesi i “shpëtimit” të RTSH-së. E vetmja eksperiencë që ka është menaxhimi i përhershëm i interesave të veta dhe tani, ato interesa përplasen në mënyrë brutale me publikun shqiptar.

Sugjerimi i Batonit që A.Sh të emërohet drejtor lajmesh është po aq komik sa i edhe tmerrshëm. Do të thotë që RTSH-ja nuk do të jetë më një media publike, por një dhomë zëri për një treshe që nuk ka as peshë profesionale, as respekt publik. Kjo është ajo që planifikon Edi Rama; të kthejë një institucion kombëtar në një miniaturë private ku qarkullojnë dashnorë, miq, dhe paçavure editoriale.

RTSH, që me ligj është media shtetërore por jo e qeverisë, rrezikon të humbasë krejtësisht funksionin e saj publik. Në vend që të marrë shembull nga BBC, RAI apo ARD, televizione që shërbejnë për informacion, kulturë dhe edukim, RTSH po shndërrohet në një ministudio për live-t e Ramës. Autobusët e regjisë, kameramanët, teknikët e zërit, janë kthyer në shërbëtorë të “Sulltanit” që ka kapur çdo qelizë të komunikimit publik.

Nëse ky plan shkon deri në fund, nëse Eni Vasili realizon sugjerimet e Batonit dhe sjell në RTSH A. Sh si drejtor lajmesh, e Batonin si misionar të shpëtimit, nuk do jetë çudi që publikun t’i marrë malli për regjimet totalitare, të paktën ata ishin më të sinqertë për censurën.

Sepse ajo që po ndodh sot është tallje. Tallje e rëndë me taksapaguesit shqiptarë, me gazetarët profesionistë, me çdo qytetar që kërkon një zë të paanshëm. Nëse ky është modeli i ri i reformimit të RTSH-së, atëherë shqiptarët kanë të drejtë jo vetëm të indinjohen por edhe të revoltohen.

RTSH nuk është një gji për të ngrohur dashnorët, Batonët dhe projekt-mbretërit e propagandës. Është një media publike. Dhe po nuk u mbrojt tani, nesër do të jetë shumë vonë./Pamfleti

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit