spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

“Ëndrra” e paplotësuar për ministër – Haxhi Avdyli mbetet jashtë Qeverisë Kurti 3, kjo është detyra që iu besua

Edhe pse u vlerësua lart nga kolegët e partisë “Guxo” dhe u përfol gjatë si kandidati më i denjë për postin e Ministrit të Shëndetësisë, Haxhi Avdyli nuk ka arritur të bëhet pjesë e kabinetit ekzekutiv as në Qeverinë Kurti 3.


Zërat për emërimin e tij në krye të shëndetësisë kishin nisur që para tre vitesh, pas largimit të Rifat Latifit, por as atëherë e as sot, Avdyli nuk arriti ta marrë timonin e këtij dikasteri.

Në tetor të vitit 2022, drejtuesit e Partisë “Guxo” kishin konfirmuar interesimin e tyre që Avdylit t’i besone përgjegjësia ekzekutive, duke vlerësuar pasionin dhe përgatitjen e tij profesionale.

Megjithatë, marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje ka prodhuar një tjetër rezultat.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, konfirmoi se kanë propozuar Haxhi Avdylin për kryetar të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, detyrë kjo që është miratuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Pavarësisht se mbeti jashtë qeverisë, deputeti Avdyli e ka mirëpritur detyrën e re.


Përmes një shkrimi në “Facebook”, ai u zotua për angazhim maksimal në reformimin e sistemit.

“Me propozimin e grupit tonë parlamentar dhe me votën e Kuvendit, nga sot jam emëruar Kryetar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi. Bashkë me kolegët e të gjitha partive, do të punojmë shumë për avancimin e reformës legjislative, rritjen e përkrahjes për pacientët dhe punëtorët shëndetësorë, për një mbulim universal shëndetësor”, shkroi Avdyli.


Ndërkaq, pozita e ministrit të Shëndetësisë iu besua sërish Arben Vitisë

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit