Sot është mbajtur seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së argjentinases në Kosovë, Maria Clara, ku familjarët e saj kanë marrë pjesë në seancë me flamurin e Argjentinës dhe të Kosovës.
Sipas gazetarit të Demos i cili ka raportuar nga vendi i ngjarjes, babai i të ndjerës, Facundo Urdangaray pothuajse gjatë tërë seancës nuk ka mundur t’i ndal lotët.
E në seancën e sotme, ka dhënë dëshminë e saj nëna e të ndjerës, Maria Magdalena.
Ajo mes tjerash ka treguar se si është njohur me të dyshuarin, vajza e saj me të dashurin e saj, Endrit Nikën.
Sipas saj, vajza i ka thënë se Endritin e ka njohur në Barcelonë në muajin shkurt të vitit 2023.
“Maria Klara më ka thënë se Endrit Nikën e ka njohur në Barcelonë në muajin shkurt të vitit 2023”, ka thënë ajo mes tjerash para trupit gjykues, duke shtuar se ajo Endritin e ka njohur vetëm përmes videove në telefon.
Por një deklaratë ka qenë shokuese të cilën mes tjerash e ka deklaruar nëna e të ndjerës ka të bëjë se Enditi i ka kërkuar Marias që të kryej marrëdhënie me një person të tjerë.
“Një shoqe e Marias i ka thanë se Maria i ka treguar kur njëherë Endriti i ka kërkuar me bë marrëdhënie bashkërisht edhe me një person të tretë”, ka theksuar mes tjerash në dëshminë e gjatë që ajo ka dhënë para trupit gjykues.
Dëshminë nëna e të ndjerës, Maria Magadalena do ta vazhdojë me 2 qershor.








