Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar si konstruktiv takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani.
Kurti ka thënë se nga takimi nuk ka dalë diçka konkrete, por ka paralajmëruar vazhdimin e diskutimeve, duke e cilësuar procesin si një “ndërmarrje të madhe e të gjerë”.
“Kemi diskutuar edhe për Qeverinë, edhe për Kuvendin, kemi diskutuar edhe për presidentin”, tha Kurti.
Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që të mos ketë zgjedhje të reja.
“Ne jemi të interesuar që të mos ketë zgjedhje”, shtoi kryetari i VV-së.
Sipas Kurtit, Kushtetuta kërkon që presidenti të jetë shprehje e vullnetit të popullit dhe për këtë çështje, sipas tij, duhet të ketë konsensus.
“Duhet të jemi konsensualë”, tha Kurti, duke shtuar se arritja e numrit prej 80 deputetësh është vështirë e realizueshme.








