Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në urim, Kurti përmend bashkëpunimin me PDK’në për të cilin thotë se do të angazhohet në mënyrë korrekte.
Këtë urim, Kurti e ka bërë para mbajtjes së seancës për votimin e mandatarit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjucfa për kryeministër të vendit.
Deri me tani nuk ka pasur asgjë zyrtare për sigurimin e votave të mjaftueshme për formimin e Qeverisë dhe as kur do të mbahet seanca.
Urimi i Kurtit ndaj Hamzës ngreh dyshime për një afërsi bashkëpunimi në këtë aspekt.
Postimi i plotë:
I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.
Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës.






