spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Emri i madh i sportit të Kosovës që e rrahu gjyqtarin serb, i rrethuar nga milicia ish jugosllave

Kur Xhevdet Peci rrethohet nga sigurimi dhe milicia ish jugosllave!

Historia është interesante e sportit të Kosovës, por fatkeqësisht pak e hiq nuk shkruhet për gjeneratën më të famshme që ka pas Kosova, klubin e boksit Prishtina, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë!

Fotografia që sot e 40 vite po bën bujë është e legjendës së boksit të Kosovës, ish boksierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Xhevdet Peci.

Image

Lah Nimani me të zeza duke e ndalur Xhevdet Pecin gjatë rrahjes së gjyqtarit famëkeq, Zhivkoviq

Peci boksonte në kategorinë e rëndë, por ishte mjeshtër i ringut e grushtin e kishte si çekan për serbët, malazezët, kroatët, boshnjakët e maqedonasit.

Historia që kurrë nuk harrohet, sot meriton dokumentar qoftë edhe film, është në Podgoricë atëkohë quhej Titogradi, kur Prishtina u sulmua nga të gjitha anët, pasi që Xhevdet Peci e rrahu gjyqtarin famëkeq Zhivkoviq. 

As i madhi Lah Nimani (trajner) e askush nuk mund të ndalonte Pecin e çartur, duke mos i duruar hilet e gjyqtarit Zhivkoviq. 

Pecit sikur iku “truri” dhe nuk mendoj as qindtat e sekondës, por ia fiku dritat gjyqtarit Zhvikoviq.

Tollovi e madhe në ring e jashtë saj, Prishtina sidomos Xhevdet Peci rrethohet nga sigurimi shtetëror dhe milicia ish jugosllave, merret në mbrojtje sepse serbët dhe malazezët ishin të mllefosur ndaj shqiptarëve sidomos kur një shqiptar ia fiku dritat edhe Zhivkoviqi, doni t’i “hani të gjallë”.

Qarqet ish jugosllave mezi e priten këtë kaos, Prishtina e madhe e përjashtuan nga Liga e Parë ish jugosllave, sepse ndryshe nuk ndalej ky klub i madh me përplot kampionë e me zemër të madhe.

Sot është turp i madh që nuk kemi as dokumentar e as film edhe asgjë të shkruar për këtë histori të madhe të Prishtinës në një shtet artificial – ish Yu dhe me përplot armiq siç ishin serbët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit