spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Emine Erdogan “shpërtheu” në lot pas fjalimit të burrit të saj, momenti i përqafimit u bë viral

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri bujë në media me një fjalim historik mbi procesin e çarmatimit të PKK-së (Partisë Komuniste Kurde).

Duke folur në takimin e 32-të konsultativ të organizuar nga Partia AK në Kızılcahamam, Erdogan përcolli mesazhe të forta si në aspektin politik ashtu edhe në atë shoqëror, me theks në “Turqinë pa terror”.

Të pranishmit u mbushën me entuziazëm gjatë fjalimit të tij.

Deklaratat e tij, të cilat nxorën në pah vëllazërinë shekullore midis popujve turk dhe kurd, u pritën me duartrokitje të zgjatura nga pjesëmarrësit.

Një nga momentet më të paharrueshme të fjalimit ishte kur gruaja e tij Emine Erdogan shpërtheu në lot.

Në fund të fjalimit, ajo përqafoi burrin e saj dhe qau, gjë që u regjistrua dhe u shpërnda shpejt në rrjetet sociale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit