spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Eman Rrahmani: Nuk ju besojmë rezultateve të Exit Poll-eve, i presim rezultatet e KQZ

Eman Rrahamani nga Koalicioni për Familje në një konferencë për media tha se nuk ka besim tek sondazhet e Exit Polleve.

Ai tha se janë duke pritur rezultatet preliminare të KQZ-së.

“Neve do të presim rezultatet që janë duke u numëruar nga KQZ dhe anëtarët brenda vendvotimeve. Natyrisht që jemi falënderues për secilën votë. Ky koalicion ka fillimin e tij tash e 2 muaj dhe do të vazhdojë të jetë prezentë në skenën politike, Presim rezultate të mira edhe nga ana e KQZ”.

“Do të angazhohemi që të jemi pjesë konstruktive e skenës politike në vendin tonë. Do t’i presim rezultatet preliminare”.

“Rezultatet e Exit Polleve nuk besojmë që janë rezultatet korrekte për asnjë parti politike. Gjendja në terren është më ndryshe. Kauza për mbrojtjen për familjen do të vazhdojë angazhimin e tij”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit