Elijona ka vazhduar rrëfimin e saj prekës, duke ndalur te periudha e vështirë që ka kaluar gjatë fëmijërisë, kur jetonte larg familjes biologjike.
Ajo tregoi se kjo kohë e ka ndikuar thellë emocionalisht dhe ka lënë pasoja të forta në gjendjen e saj shpirtërore.
Duke folur për dallimin mes rritjes me familjen e vet dhe asaj të huaj, Elijona u shpreh:
“Ndryshe e këqyr fëmijën tënd, ndryshe fëmijën e huaj”, duke lënë të kuptohet për boshllëkun emocional që ndjente gjatë kohës që jetonte me familjen gjermane.

BBVK/Instagram
Ajo zbuloi se në atë periudhë kishte rënë në depresion të thellë dhe shpesh ishte përballur me mendime shumë të rënda: “Në atë kohë kam pasur rënë në depresion shumë dhe thosha: ‘O Zot, s’dua të jem në këtë jetë. Pse është kjo jetë kështu e poshtër? Nëse kjo është jeta ime, unë s’di ta kem këtë jetë’”.
Megjithatë, Elijona tregoi se takimet me prindërit e saj biologjikë i jepnin forcë për të vazhduar përpara: “Mua më jepnin forcë takimet që i kam pasur me mamin dhe me babin”.
Në fund ajo tha: “Jam shumë krenare që jam kthyer në shtëpi dhe e kam mësuar gjuhën. Ai ishte viti im më i bukur”.
Ky rrëfim i sinqertë dhe i dhimbshëm i Elijonës solli emocione të forta, duke treguar se pas historive të forta qëndron një forcë e madhe për të mbijetuar dhe për të rindërtuar veten.








