Deri dje Vjosa ishte mbretëreshë, sepse ka mbrojtur shtetin, nga sot është tradhëtare sepse ka tradhetuar politikisht atë që realisht e tradhëtoj i pari, për arsye xhelozie. Vjosa ishte e mirë aq kohë sa shërbente si sekretare e babës, sepse ishte ai që e kishte çuar në atë pozicion, e ajo duhet ti shërbente egos së atij dhe jo shtetit.
Ishte ajo që ruajti shtetin në marrëdhëniet ndërkombëtare me perëndimin këto 5 vjet, kur brenda qeverisë ka një injorim e përçmim ndaj atyre që ngritën ushtrinë më të madhe në botë, me shpëtu shqiptarët e me bë Kosovën shtet. Mosmirënjohja dhe qendrimi armiqsor ndaj miqve kur dihet se ekziston prej tyre është tradhëti ndaj interesave të vendit e popullit, plus ves i ultë i njerzve narcist, injorant dhe egoist që mendojnë se çdo gjë fillon e mbaron me ta.
Vjosa u tregua më e fort sesa burrat e politikës shqiptare sepse ajo bëri atë që Ilir Meta nuk guxoi ta bënte. Kushtetuta është e qartë plus ka afate. Kuvendi shpërndahet kur nuk zgjedh presidentin, kryeministrin e kryetarin e Kuvendit, dhe presidenti si koka e familjes ka të drejtë ta bëj këtë. Tjerat jane pallavra politike. Ajo është garante e shtetit dhe jo e pushtetit të partive dhe të meshkujve të politikës që duan të kapin me hile, dredhira dhe mashtrime të pacipa çdo pushtet.
Të neveritshme dhe të ulta janë sulmet, shpifjet, bullizmi, poshtrimi që po i behet një gruaje e nëne shqiptare që mban postin më të lartë në një nga shtetet shqiptare. Arritën deri aty saqë ta kryqëzojnë pse ka marrëdhënie të mira me institucionet e vendit am, nga ata që gjoja do bashkonin kombin dhe që harruan çdo premtim sa morën karriget. Egoja e shumë meshkujve politikan shqiptar, ka coptuar historikisht këtë vënd.









