Influencerja e njohur shqiptare, Alba Vukaj, vazhdon të jetë një ndër emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.
Mbrëmjen e kaluar, Alba tërhoqi gjithë vëmendjen me një paraqitje mjaft të guximshme dhe elegante, duke rrëmbyer pëlqimet e fansave në rrjetet sociale.
Në disa imazhe të publikuara në Instagramin e saj, ajo shfaqet e veshur me një fustan të hapur dhe me shumë stil, ku vihen në pah linjat e saj trupore dhe forma që nuk kalojnë pa u vërejtur.

Me një look të kuruar deri në detaje, Alba ka treguar edhe një herë se di të kombinojë thjeshtësinë me finesën, duke e bërë paraqitjen e saj një ndër më të komentuarat e mbrëmjes.









