Elbert Krasniqi intervistohet nga policia pas denoncimit nga Veton Berisha për ndikim në zgjedhje

Veton Berisha, ka publikuar pamje sot për të cilat pretendon se shfaqin ministrin Elbert Krasniqi, bodigardin e tij Visar Vokshi dhe kryetarin e degës së IRDK-së, Avdyl Berisha, në fshatin Brestovik të Pejës, zonë e banuar nga komuniteti egjiptian.

Sipas Berishës, bazuar në informacionet dhe dyshimet e ngritura, ata janë parë në këtë fshat që nga ora 07:30 e mëngjesit, ndërsa pretendon se është përdorur edhe një veturë zyrtare.


Ai ka ngritur dyshime se prania dhe veprimet e tyre mund të kenë ndikuar në procesin zgjedhor përmes presionit, ndikimit apo tentativës për të devijuar vullnetin e lirë të qytetarëve.


Prokurorja Laura Pula, ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar dhe se Elbert Krasniqi është intervistuar nga policia.

“Veton Berisha është duke u intervistuar në Policinë Rajonale të Pejës për rastin që e ka raportuar, ushtrim ndikimi. Në intervistim ka deklaruar se ‘e kemi parë Elbert Krasniqin duke ardhur me përcjellje dhe kemi menduar se mund të ketë ndikim’, proces ky i cili mbetet të vërtetohet pas intervistimit të Elbertit”, tha Pula.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit