spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

“Ekzekutori një ish-ushtarak polak”, Karamuço: Planifikohej eliminimi i Zelenskyt, një tjetër rast u tentua vitin e kaluar

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço foli për një sërë çështjesh që janë kthyer në qendër të vëmendjes, duke nisur nga lufta në Ukrainë, por edhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

Lufta ruse në Ukraina vazhdon prej disa vitesh, ndërsa vendet sulmojnë njëra tjetrën dhe pavarësisht bisedimeve apo thirrjeve të vazhdueshme nga ndërkombëtarët nuk është arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.

Ajo çfarë mori vëmendje në studion e “ABC e Mëngjesit”, ishte edhe lajmi për një tentativë për të vrarë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt.

“Ky sulm ishte parashikuar në aeroportin e Rzeszov në Poloni. Mendohej eliminimi fizik i tij, ndërsa një tjetër u tentua vitin e kaluar në Kiev. Në këtë atentat ishin përfshirë një dron FPN dhe një snajper. Sulmi kishte ekzekutor një ish-ushtarak polak”, ka thënë ai.

Sipas Karamuços, kjo dyshohet se ishte tentativa e dytë për të vrarë Zelenskyn, ndërsa tentativa e para u raportua për vitin e kaluar. Gjithashtu ai theksoi se komplote kundër tij, ka pasur edhe nga brenda.

“Pati një bashkëpunim të ngushtë nga shërbimi sekret ukrainas dhe ia dha atij polak. Dhe u arrit pastaj që të mos realizoj. Ekzekutori dyshohej se ishte rreth 70 –vjeç. Njihen ndryshe si agjentë të fjetur”, tha Karamuço.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit