spot_img
Tuesday, November 18, 2025
spot_img

Ekzekutohet me breshëri plumbash një 33-vjeçar në Kotor, viktima ishte në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kotor të Malit të Zi, ku një burrë është ekzekutuar pranë plazhit të Trstenos.

Sipas mediave lokale, viktima është identifikuar si Boban Sjekloça, 33 vjeç, i cili ndodhej në arrati prej disa vitesh. Ai ishte në kërkim nga autoritetet malazeze dhe përfshihej në aktakuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit Special të Shtetit për kontrabandë droge dhe ndihmë në një vrasje të kryer në vitin 2020 në Cetinje.

Ngjarja fillimisht u raportua si një aksident trafiku, por zbuluar më pas se bëhej fjalë për një vrasje me armë zjarri. Zjarrfikësit, të parët që mbërritën në vendngjarje, gjetën trupin e pajetë të Sjekloçës në një automjet, me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri, raporton a2cnn.

Dyshohet se viktima është qëlluar teksa drejtonte automjetin e tij. Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit