Biznesmeni Edmond Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e sotme në automjetin e tij, pranë karburantit në pronësi të tij në Unazën Jugore të Elbasanit.
Pista në të cilat po heton policia janë disa, pasi dyshohet për konflikte apo ngjarje të kaluara. 43-vjeçari ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar penalisht për shpërndarje të narkotikëve.
Edmond Mëhalla është person me precedent penal edhe për armë mbajtje pa leje. Ai njihet si biznesmen jo vetëm në fushën e karburanteve, por edhe në fushën e taksive apo aktivitete të tjera.
Gjithashtu, mësohet se 43-vjeçari banonte në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.






