spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Ekzekutim në Lezhë: 57-vjeçari qëllohet para shtëpisë, ngrihen dyshime për gjakmarrje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Tale të Lezhës, ku është vrarë me armë zjarri Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç. Sipas Policisë, ai u qëllua në oborrin e banesës së tij, në momentin që po kthehej me automjetin personal.

Dyshimet e para hetimore flasin për një vrasje të mundshme për motive gjakmarrjeje, pasi viktima nuk kishte precedentë penalë. Kujtojmë se tre vite më parë, është ekzekutuar edhe vëllai i tij.

Pas ngjarjes, në vendin e krimit kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë së Lezhës të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë nga Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor që, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të mundshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit