Ekskluzive: Viktima u privua nga jeta në veturën Opel Astra – Policia e gjeti të vdekur në karrigen e shoferit në Podujevë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmë Podujevën me rrethinë, ku një person është vrarë në fshatin Llapashticë e Epërme.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30, në oborrin e njohur si “Oda e Havollëve”, ku viktima është gjetur pa shenja jete në ulësen e shoferit të një veture Opel Astra me targa 01-426-OC.

Për Identitetin e viktimës ka raportuar ekskluzivisht Sinjali, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, dyshohet se vrasja është kryer nga Arbër Havolli rreth 31-vjeçar.

Policia e Kosovës, bashkë me njësitë relevante dhe Krimet e Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo ai nuk është gjetur aty dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe lokalizimin e të dyshuarit janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit