Gazeta ka raportuar ekskluzivisht më herët, bazuar në informata të konfirmuara nga burime të afërta me Emergjencën, për rastin e rëndë të tentim vrasjes që ndodhi sot në fshatin Nashec të Prizrenit.
Sipas të dhënave që ka siguruar gazeta viktimë e këtij rasti është Agim Gufi, i cili ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, si i dyshuar për këtë vepër penale është arrestuar Anton Kelmendi, banor i të njëjtit fshat.
Policia ka konfiskuar edhe armën e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.
Hetimet janë në zhvillim, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente si “Vrasje e mbetur në tentativë”.






