spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Dragodan

Dragodani u trazua mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në rrugën “Ferid Curri”. Personi që dyshohet se ishte cak i të dyshuarit u qëllua dhe për pasojë mbeti i plagosur.

Personi që po dyshohet se e gjuajti me armë viktimën është identifikuar si Shkodran Humolli.

Motivet dhe rrethanat në të cilat ndodhi ky incident i rëndë në kryeqytet janë akoma të paqarta, teksa tashmë vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga njësitë përkatëse policore.

Viktima që u plagos me armë zjarri ka marrë ndihmën mjekësore tashmë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se ka pësuar plagë në shpinë, thonë të njëjtat burime.

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit