spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Ekskluzive: Ky është i riu që u paraqit i gjakosur në QKUK – Dyshohet se u ther me thikë në në Prishtinë

Gazeta ka siguruar identitetin e personit që u paraqit sot i lënduar në QKUK, pas një përleshjeje të dyshuar me mjet të mprehtë në kryeqytet.

Bëhet fjalë për Art Ymerin, 22-vjeçar i cili ka lëndim në dorën e majtë – në pjesën e kyçit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë dhe është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas burimeve brenda emergjencës, Ymeri ka deklaruar se është therur me thikë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, por nuk e kishte njoftuar Policinë për rastin.

Ndërkohë, Policia kishte dalë më herët në këtë lokacion, pas një informacioni për të shtëna, por nuk kishte hasur në persona të dyshuar apo viktima, thonë burimet e Sinjalit nga Prokuroria.

Burimet thonë se Prokurori kujdestar ka dhënë udhëzimet për policinë dhe ka pranuar informata lidhur me rastin.

Sipas informatave të pranuara nga Prokuroria, në vendin e ngjarjes u gjetën njolla gjaku dhe një orë dore, e cila dyshohet se i përket njërës nga palët e përfshira.

Një dëshmitar që ndodhej afër vendit të incidentit ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar krisma, por kishte parë një person me thikë, duke përjashtuar përdorimin e armës së zjarrit.

Hetimet për rastin janë në zhvillim dhe Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e personave të përfshirë dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit