Ekskluzive: Ky është i dyshuari që theri pesë herë me thikë ‘plakun’ e Bregut të Diellit në burgun e Dubravës

Jo rrallëherë raportohet për përleshje mes të burgosurve në burgje ku po vuajnë dënimet për shkallën e tyre të krimit. Kështu edhe dje ka ndodhur një ngjarje mjaft e rëndë në Burgun e Dubravës, ku dy të burgosur pas një përleshje mes veti kanë përdorur edhe thikën – duke i shkaktuar plagë të rënda njërit prej tyre.

Personi që theri me thikë të burgosurin tjetër është Ruzhdi Hasani, ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje ai përdori edhe thikën.

Personi i cili u ther me thikë nga kjo përleshje me Hasanin është Harbin Vitija.

Rasti dyshohet se erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes të burgosurve dhe sipas informacioneve të para, i burgosuri Ruzhdi Hasani e ka qëlluar me thikë pesë herë, Vitijan duke i shkaktuar plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

E gjithë ngjarje dyshohet se ndodhi në shëtitoren e burgut, ku dhe Hasani filloi sulmin ndaj Vitijat.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit