Gazeta ka raportuar ekskluzivisht më parë për një ngjarje të rëndë në Prizren, ku një person pësoi përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore dhe si pasojë ndërroi jetë.
Gazeta mëson se personi që u gjet pa shenja jete sot në Prizren është Tefik Qyse, 60 vjeçar.
Viktima kishte probleme të mëhershme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe autoritetet kanë nisur procedurat për sqarimin e rrethanave.
Sinjali sjell ekskluzivisht identitetin dhe të vërtetën nga vendngjarja.
Rastin e ka konfirmuar togeri Tahir Kabashi.
“Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60 vjeçare, deri sa ishte në një lokal për kafe (kafiteri “Crali”) së bashku me vëllaun e tij, për një moment ju ka përkeqësu gjendja shëndetsore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjeksore, ku emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllaut të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme”.









