Gazeta raportoi pak më parë për një rast shumë të rëndë që është raportuar në Rahovec, ku një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar nga një 24-vjeçar.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 11 mars 2026 rreth orës 14:00 në fshatin Dobidol, ndërsa rasti është raportuar më pas në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Gjakovë.
Sinjali mëson ekskluivisht se bëhet fjalë për Lirim Krasniqin, i cili sipas burime aktualisht ndodhet në arrati.
Sipas të dhënave fillestare nga strukturat e afërta me hetimin, viktima është një vajzë e mitur (E.G., rreth 15-vjeçare), e cila është intervistuar nga hetuesit sipas procedurave ligjore për rastet që përfshijnë të mitur.
Pas trajtimit të procedurave fillestare, e mitura është rikthyer tek familjarët e saj, ndërsa sipas informacioneve ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Rasti po trajtohet nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, ndërsa organet e rendit janë në kërkim të të dyshuarit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti janë në vazhdim.









