spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Ekskluzive: “…do t’ju vras”, udhëtari nga Podujeva i kërcënon me jetë tre policë në aeroport, arrestohet

Zyrtarët policorë shpeshherë janë cak i kërcënimeve serioze qoftë kur janë jashtë apo edhe gjatë detyrës zyrtare.

Jo rrallëherë kanosjet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Një incident serioz ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një person ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë dhe ka bërë kërcënime serioze ndaj tyre.

Burimet e Gazetës brenda organeve të rendit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur derisa i dyshuari nga Podujeva ishte në procedurë të kontrollit në zonën e X-ray-it, teksa po udhëtonte drejt Gjermanisë.

Sipas informacioneve, të cilat i ka Gazeta në momentin kur i ishte kërkuar kontrolli, ai ka filluar të kacafytet me zyrtarët e sigurisë. Situata ka dalë jashtë kontrollit, duke detyruar zyrtarët policorë të ndërhyjnë.

Në vend të qetësimit, i dyshuari ka eskaluar edhe më shumë – duke i sulmuar fizikisht tre policët dhe duke i kërcënuar me jetë, me fjalët: “Ku të ju shoh do t’ju vras, nuk jua harroj fytyrat!”

Si pasojë e sulmit, tre zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe u janë dëmtuar uniformat policore.

Policia është merr menjëherë me rastin, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit