Ekskluzive: Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

Sot rreth orës 15:50 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku mbeti i plagosur një person.

Personi që ka shtënë me armë është Arbër Shala nga Peja, futbollist në ekipin KF Rilindja 74, i cili është ende në kërkim të policisë.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se personi që ka mbetur i plagosur është L.N, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës.

Raportohet që Shala ka shtënë disa herë me armë në drejtim të viktimës.

Arbëri, ishte pjesë e stërvitjes së mëngjesit me ekipin, teksa më vonë u bë pjesë i rastit të paprecedentë.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i drejtorisë rajonale të policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:50, Policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ka të shtëna me armë, njësitet relevante kanë dalë ne vend ngjarje aty është kuptuar se si pasojë e këtyre të shtënave një person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor.I dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia” deklaroi Rugova.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit