spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Ekskluzive: Bastisje në Han të Elezit, 23-vjeçarit i gjenden municion, thika dhe boks hekuri në shtëpi

Një bastisje e zhvilluar në orët e para të mëngjesit në komunën e Hanit të Elezit ka rezultuar me gjetjen e municionit, armëve të ftohta dhe mjeteve të rrezikshme në pronësi të një të dyshuari, për të cilat nuk posedonte leje.

Burimet bëjnë të ditur se sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, është kryer bastisje në shtëpinë e Besir R. (rreth 23-vjeçar), në Lagjen e Ramukëve, fshati Paldenicë.

Siç mëson Sinjali, gjatë kontrollit janë sekuestruar:

      •        Disa fishekë të kalibrit 7.62 mm,

      •        Disa fishekë i kalibrit 53 mm,

      •        Tri thika (ngjyrë metali, e zezë dhe ngjyrë ari me dorezë druri),

      •        Një boks hekuri,


      •        Një shkop bejsbolli,

      •        Një shkrepëse në formë të armës, me karikator që përmban thikë metalike.

Pas dokumentimit të të gjitha materialeve të sekuestruara, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është inicuar si “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.

Gazeta do t’iu mbajë të informuar për vazhdimësinë e këtij rasti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit