Ekskluzive: Arrestohet edhe personi i tretë për granatën para ordinancës në Prishtinë – tre të dyshuar në mbajtje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga edhe personin e tretë të dyshuar për vendosjen e një granate dore para ordinancës “Medica” të gjinekologut Afrim Veliu në lagjen Ulpianë në Prishtinë, rast që u raportua më 24 maj 2025.

Burime të sigurta të Gazetës nga hetuesia bëjnë të ditur se pas një hetimi intensiv dhe veprimesh të koordinuara, është arrestuar edhe i dyshuari Dashnim Alimoviq, 27-vjeçar.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e planifikimit apo ekzekutimit të vendosjes së granatës dore model F-1, prodhim sovjetik, që për fat nuk kishte mekanizëm ndezës.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta arrestimi i tij është bërë më 04.06.2025, ndërkohë që më herët janë arrestuar edhe Burhan Mavriqi, 31-vjeçar më 27 maj dhe Arbnor Shala, 33-vjeçar më 3 qershor, të cilëve u janë sekuestruar edhe dëshmi materiale gjatë bastisjeve në banesat përkatëse.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërkohë që rasti është klasifikuar si “Kanosje” me rrezik të lartë publik.

Hetimet po vazhdojnë në drejtim të motivimit të ngjarjes dhe lidhjeve të mundshme me persona apo rrethana të tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit