Skuadra nga Turqia, Galatasarayt ka shprehur interesim për mesfushorin 32 vjeçar Granit Xhaka.
Galatasaray po e sheh Xhakën si përforcim të madh për sezonin e ardhshëm dhe pritet së shpejti ta kontaktoj Bayer Leverkusenin, po ashtu kjo skuadër po planifikon t’i bëjë fondet për ta transferuar mesfushorin e Kombëtares së Zvicrës gjatë afatit të verës.
E për këtë, mbetet të shihet nëse Xhaka do të kalojë në Turqi gjatë sezonit të ardhshëm, ndonëse ka kontratë me Leverkusenin deri vitin 2028.
Gjatë këtij sezoni, mesfushori Xhaka ka 2 gola e 7 asistime në 40 paraqitje.






