Egzona i jep lamtumirën vëllait, familja zgjedh pajtimin pas tragjedisë

Familja Brahimaj i ka dhënë sot lamtumirën e fundit 30-vjeçarit Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën pas një incidenti më 4 maj në Gjakovë.

Motra e të ndjerit, Egzona Muqiqi, njëherësh bashkëshortja e këngëtarit Albatrit Muqiqi, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment tejet prekës.

Krahas njoftimit mortor në llogarinë e saj personale në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi bardh e zi në Instastory. Në imazh shihen duart e saj teksa prekin portretin e vëllait të ndjerë në kornizë.

Ceremonia e varrimit u zhvillua pasditen e sotme në varrezat e fshatit Jabllanicë. Familja e të ndjerit ka vendosur t’i shtrijë dorën e pajtimit familjes së të dyshuarit, i cili u vetëdorëzua në polici.

Ky akt faljeje mbyll këtë kapitull tragjik me një mesazh paqeje mes dy familjeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit