Egzon Reshani deklarohet i pafajshëm për kanosjen e kryeprokurorit Petrit Kryeziu dhe tre policëve

Egzon Reshani është deklaruar i pafajshëm të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi prokurori lexoi aktakuzën që e ngarkon me veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Reshani akuzohet se më 15 prill 2026, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook, e ka kanosur kryeprokurorin e Prizrenit, Petrit Kryeziu, me qëllim që t’i shkaktonte frikë dhe pasiguri.

Prokuroria pretendon se Reshani kishte kërcënuar me vrasje edhe tre zyrtarë policorë, Xhavit Berishën, Fitim Haxhifazliun dhe Tafil Gashin, të cilët kishin ndërmarrë veprime zyrtare në procedurat penale ndaj tij.


Siç kishte raportuar Gazeta në prill, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kishte dënuar kërcënimet pas publikimit të videos.

I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit