Mbrëmjen e djeshme Egli Tako u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, për arsye shëndetësore.
Menjëherë sapo u mor vesh për lënien e garës në mes, si banorët por edhe publiku apo personazhe të njohur të ekranit kanë reaguar për këtë vendim të saj.
Disa prej banorëve i janë kthyer Gjestit duke i thënë se është faji i tij që Egli u bë keq dhe la shtëpinë.
Nga ana tjetër, Danja ka shpërthyer pasi ditët e fundit i ka qendruar shumë pranë ish-banores.
Ndërkohë ditën e sotme, teksa në sfond ishte kënga e saj me Kelly-n, banorët e kanë përshëndetur.






